Antipatia e Robert De Niro-s për Donald Trump është e njohur, pasi aktori hollivudian ka shprehur shumë herë përbuzjen ndaj Presidentit amerikan. De Niro nuk hezitoi të qëndrojë në skenë përpara mijëra njerëzve në ceremoninë e përvitshme të çmimeve “Tony” në Nju Jork dhe të shprehë publikisht qëndrimin e tij.

“Do të them vetëm një gjë, “F**k Trump”.

Para se të prezantonte performancën muzikore të Brus Springsteen, ylli i Hollivudit sulmoi me fjalë fyese presidentit amerikan.

“S’ka më “Poshtë Trump”, por “F**k Trump”. Në këto kohë të rrezikshme, ne duhet vazhdimisht të luftojmë për të vërtetën, transparencën dhe integritetin në qeverisje. Dhe një Zot e di sa kemi nevojë për të gjitha këto tani”.

Për këtë mori duartrokitje të gjata në sallë.

74-vjeçari, me një karrierë kinematografike më shumë se gjysmë shekullore, fitues i dhjetëra çmimeve Oskar e Golden Globe konsiderohet si një prej kritikëve më të fortë të republikanit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Edhe në të kaluarën, De Niro e ka etiketuar Trumpin, për mënyrën e drejtimit të vendit. Ndërsa në Maj, vendosi të mos lejojë hyrjen e Presidentit në rrjetin e restoranteve japoneze ku ai është bashkëpronar.

Tv Klan