Mbështetje për regjimin “41-bis” për të burgosurit e rrezikshëm

Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero de Raho thotë se organizata mafioze Ndrageta ka forcuar lidhjet me grupet kriminale shqiptare të cilat janë shtrirë deri në kontinetin amerikan. I ndohur në Tiranë, ai kërkoi bashkëpunim mes institucioneve ligjzbatuese për të përballuar këto organizata.

Kemi një problem të përbashkët luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi eksperiencë në këtë luftë. Ne kemi prej vitesh si organizata si Ndragheta që ka lidhje me shqiptarët, dhe kështu bashkëpunojnë në vende të Evropës . Është shtrirë veprimtaria në Amerikë, në Kanada, dhe ka baza shumë të forta. Kështu po fiton një pasuri mjaft të madhe”. 

Ai mbështet edhej iniciativën e qeverisë shqiptare për miratimin e ligjit për burgun e ashpër ndaj të burgosurve të rrezikshëm. 

I jam mirënjohës qeverisë e Kuvendit që po bën regjimin ‘41 bis’. Është shumë e rëndësishme”, tha kreu i Antimafias italiane.

Në vlerësimin tonë, bazuar edhe në eksperiencën italiane, regjimi i posaçëm 41-bis është një instrument i domosdoshëm për të neutralizuar rrezikshmërinë dhe lidhjet e të burgosurve, të dënuar ose në paraburgim, me organizatat kriminale jashtë mureve të burgjeve. Krimi i organizuar ka treguar se është i aftë të veprojë përtej çdo barriere dhe regjimi izolues, me mjete të sofistikuara dhe kontakte të lehtësuara përmes produkteve të krimit”, u shpreh ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Iniciativa për regjimin ‘41-bis’ është mbështetur edhe nga ambasadorët e Bashkimit Europian, Italisë dhe Britanisë së Madhe të cilët kërkuan ashpërsim të masave kundër krimit të organizuar.

Tv Klan