Boca Juniors eliminohet nga Kupa e Argjentinës

Daniele De Rosi shënoi që në debutimin e tij me Boca Juniors . 36-vjeçari realizoi në Kupën e Argjentinës, por kjo nuk mjaftoi, sepse më tej shkoi skuadra e Almagros pas goditjes së penalltive.

Gjithësesi një start pozitiv në aspektin personal për mesfushorin italian, i cili u largua nga Roma pas 18 vitesh karrierë. Daniele De Rosi firmosi deri në Qershor të 2020 me Boca Juniors.

Tv Klan