Dea dhe Albioni celebrojnë lidhjen e tyre në festë! Ikin nga Love Story! Bosh vendi i fronistes!




Dea dhe Albioni celebrojnë lidhjen e tyre në festë! Ikin nga Love Story! Bosh vendi i fronistes!

22:35 14/02/2022

Shën Valentin në Love Story, trëndafila, emocione dhe një djalë i ri

Si e shohin konkurrentët çiftin Dea & Albion?

Një konkurrent i ri ka hyrë në Love Story këtë të hënë. Ai quhet Fabio Velaj, i cili ka lindur në Udine në Itali. Ai punon në Amazon Italia dhe është ekonomist.

“Fabio Velaj është lindur në Itali, në Udine, me profesion ekonomist, i punësuar në Amazon Italia vjen për herë të parë në këtë natë dashurie.

Të vaftë mbarë në këtë pjesë të dytë të rrugëtimit se kemi ende shumë episode për ta përfunduar këtë udhëtim. Faleminderit që ke ardhur nga Italia këtu dhe qëndrim të bukur në Tiranë”, tha Alketa Vejsiu.

Dea zhvendoset në Prishtinë me Albionin, fjalët emocionuese për mamanë e saj: Do kujdesem për çikën tënde

Zgjimi për këtë Shën Valentin ishte i ëmbël për Dean! Albioni kishte menduar që ta surprizonte që në mëngjes fronisten duke i sjellë një buqetë të madhe me lule dhe një arush!

Të dy ata së bashku kanë vendosur që të zhvendosen në Prishtinë. Për këtë gjë morën edhe konfirmimin e mamasë së Deas. Kjo e fundit kishte vetëm një këshillë për Albionin… kujdes xhelozitë e tepërta.

E teksa Albioni i tha se nuk është xheloz i sëmurë i premtoi mamasë së Deas se do të përkujdeset për vajzën që i rrëmbeu zemrën njësoj siç ka bërë ajo vetë për të.

Dea dhe Albioni çift! Konkurrentët: Bravo që pranoni njëri-tjetrin ashtu siç jeni

Dea dhe Albioni kanë vendosur që t’i japin njëri-tjetrit një mundësi dhe të njihen më mirë jashtë emisionit “Love Story”. Por çfarë thonë djemtë që luftuan deri në fund për zemrën e fronistes.

Eni u uroi një romancë të bukur, ndërsa Algerti u tha bravo që pranuan njëri-tjetrin ashtu siç janë.

“Dashuri me shikim të parë, nuk e mendoja që do isha unë…” Dea dhe Albion hapin zemrën tregojnë si nisi gjithçka

Dea dhe Albioni sot finalizojnë rrugëtimin e historisë së tyre të dashurisë në “Love Story” duke vendosur ta vazhdojnë atë jashtë kamerave, në jetën reale.

Djali nga Kosova, Albion i ka rrëmbyer zemrën ‘çikës së tij’ shqiptare dhe do e ‘rrëmbejë’ për në Prishtinë.

Të dy kanë treguar për fillimet e histories së tyre, Dea nuk kishte besuar në dashurinë me shikim të parë, ndërsa Albioni, djali xheloz, tani mezi pret ta ketë pranë vetes.

Gjyshja i uron Deas të bëjë sa më shumë fëmijë

Në një ceremoni, finalizim të dashurisë nuk mund të mungojnë as njerëzit më të afërt të çiftit.

Gjyshja e Deas, ajo e cila e ka rritur ishte prezente në darken e çiftit për t’i dhënë atyre bekimin e saj.

Mes të tjerat ajo tregoi se ishte njohur me mblesëri me bashkëshortin dhe se kishte një martesë të lumtur prej 55 vitesh.

Motra e Albionit: Në një familje me pesë vajza, Dea do të jetë e gjashta

Dy motrat e Albionit ishin të pranishme në fundin e historisë së dashurisë së Deas dhe Albionit në Love Story. Ato komentuan zgjedhjen e vëllait të tyre të vetëm.

“Albioni është vëllai i vetëm në katër motra dhe është pika jonë e dobët në familje. Dea e vetmja detyrë e saj është ta trajtojë atë shumë mirë, se në familjen tonë ushqehet me një dashuri shumë të madhe. Kështu që vetëm atë do i them Deas.

Dea është një vajzë shumë e mrekullueshme, historia juaj është bujë në Kosovë. Dean e mirëpresim në familjen tonë. Shpresoj që të kaloj shumë mirë me ne, sepse Albioni është rritur në një familje me pesë vajza edhe Dea do të jetë e gjashta.“ 

“Çika jeme, e përzgjedhura ime të dua shumë…” Dea dhe Albioni dalin çift

Rrugëtimi i Deas dhe Albionit në “Love Story” ka përfunduar sot në një mbrëmje feste ku të gjithë protagonistët e spektaklit ishin të pranishëm në finalizimin e histories së tyre të dashurisë.

Në këtë mbrëmje nuk munguan edhe të afërmit, nga ana e Deas ishte gjyshja e saj, ndërsa për Albionin kishin ardhur dy motrat e tij nga Kosova.

Dy konkurrentët shumë të emocionuar i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit duke i treguar edhe se janë të përzgjedhurit për të vazhduar këtë rrugëtim jashtë kamerave.

Dea: Në fillim të këtij rrugëtimi dëshiroja të gjeja një djalë që të më pëlqente, ta njihja dhe ta dashuroja. Momentin që të kam dhënë trëndafilin e parë. Të kam thënë që ka sy dhe shikime që ndonjëherë flasin mës humë se fjalët, shpresoj që nga sytë e tu të marr të njëjtin emocion që kam marrë prej ditës së parë.  E di që jemi mërzitur me njëri-tjetrin dhe dua të falenderoj që më ke pritur, je kaq i përkushtuar.Për fjalët e ëmbla që më thua dhe më pëlqen shumë kur më thua çika jem dhe shpresoj të jem gjithmonë çika jote. Albion, i përzgjedhuri im je ti dhe shpresoj e uroj me gjithë zemër që të jem edhe unë e përzgjedhura jote.

Albion: Dua të jem shumë i sinqertë me ty, kam pasur shumë dilema me atë që ka ndodhur, kam qenë shumë i mërzitur, xheloz, jam duke e menduar dhe e kam menduar shumë që si t’ja bëj me ty, por ti e di shumë mirë që prej fillimit kam qenë i përkushtuar për ty. E di shumë mirë si jam sjellë me ty, ke dalë në shumë takime, kam qenë i stresuar. Nuk e di as vetë si ta përshkruaj, por pas gjithë kësaj që ka ndodhur edhe ti je e përzgjedhura ime se të dua shumë. /tvklan.al













Të ngjashme