Akuariumi i “Talk Love Story” në Tv Klan ka filluar të mbushet në lidhje me shkeljen e rregullave të produksionit nga konkurrentët. Në puntatën e transmetuar ditën e sotme është përzgjedhur një sinjalizim në adresë të Deas dhe personi që ka sjellë këtë shqetësim është njëri prej kandidatëve, i cili ka shkruar se ‘ka informacione të sigurta që fronistja dhe Albioni janë në një lidhje jashtë programit’.

Albion: Fakti që rrijmë në “backstage” bashkë nuk do të thotë se jemi të lidhur, nuk do të thotë asgjë.

Dea: Përsa i përket asaj që është shkruar aty mendoj se ai personi ka marrë frymëzim nga puthja që kam pasur me Albionin në takim, nga fakti që rrijmë bashkë edhe më shumë se me djemtë e tjerë, por ky realisht nuk është faji im. Nëse këto djem duan të flasin me mua, pse nuk vijnë që të flasin me mua?! Bisedo me mua, merr vëmendjen time dhe Albioni të largohet, nëse je kaq i zoti./tvklan.al

Këtu mund të ndiqni të plotë emisionin e sotëm të Love Story Talk