Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan, gazetarja Arbana Qerimi ka dhënë më shumë detaje përsa i përket takimit të kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në RMV.

Në selinë e BDI, më herët dha deklaratë zv/Kryeministri i parë Artan Grubi i cili tha se në këtë takim do të diskutohet për punë, ekonomi, ujësjellës, shkolla, të gjitha ato investime që kanë bërë deri më tani dhe deklaroi se deri më tani nuk ekziston një përçarje apo fraksion në BDI.

Anjola Hamzaj: Cila është axhenda e kësaj mbledhje që do të mbahet sot dhe pas një analize që do të bëhet aty a priten ndryshime në përfaqësimin ekzekutiv të partisë?

Arbana Qerimi: Po zgjat 2 orë takimi mes integristëve, anëtarëve të kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim. Fillimisht këtu në selinë e BDI, deklaratë zv/Kryeministri i parë Artan Grubi i cili tha që puna e deritanishme e ministrave, anëtarëve të komunave dhe gjithë funksionarëve të qeverisë është e mirë sikurse edhe moti, po moti ndryshoi dhe filloi të bjerë shi.

Ai deklaroi se do të diskutohet për punë, ekonomi, ujësjellës, shkolla, të gjitha ato investime që kanë bërë deri më tani dhe deklaroi se deri më tani nuk ekziston një përçarje apo fraksion në BDI. Ai komentoi edhe hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, opozitës shqiptare në qeveri, tha që deri tani nuk është diskutuar një gjë e tillë. Në rend të ditës nuk do të ketë shkarkime të drejtorëve apo ministrave dhe të gjithë funksionarët po e bëjnë punën siç duhet…/tvklan.al