Shkarkimi i Ylli Manjanit nga Ministër i Drejtësisë përplasi në Komisionin e Ligjeve opozitën dhe maxhorancën.

Eduard Halimi, deputet i PD-së: Ministri i Drejtësisë tha të vërteta duke nxjerrë cullak qeverinë dhe asnjë nga ministrat dhe as kryeministri se përgënjeshtroi as për Balilin dhe as për koncesionet.

Pirro Lutaj, deputet i PS-së: Do presim vizitën mjekësore të Ministrit të drejtësisë.

Gent Strazimiri, deputet i PD-së: Nëse ju e kujtoni të çmendur ministrin e Drejtësisë dhe thoni se duhet të bëjë vizitë mjekësore,këto janë praktika të Mehmet Shehut.

Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Ligjeve (PS):  Ju jeni opozitë e shokut Mehmet. Rrofsh që na e ringjalle shokun Mehmet.”

Teksa PS e PD debatonin lidhur me shkarkimin e Manjanit, në Komisionin e Ligjeve u vu re mungesa e deputetëve të LSI-së. Pas replikave edhe deputetët e opozitës braktisën mbledhjen./ TV KLAN