Debat për votat e ardhura me zarf

Posta

Debat për votat e ardhura me zarf

15:15 12/10/2019

Anëtarët e KQZ nuk bie dakord për numërimin

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë pas më shumë se një orë debat nuk kanë arritur që të merren vesh se çfarë do të ndodhë me 4500 vota të pranuara me vonesë nga diaspora, si dhe 3400 të tjera të ardhura nga Serbia.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë Komision tha se për votat e diasporës duhet respektuar ligji, ndërsa votat e ardhura nga Serbia, sipas tij, duhet të konsiderohen të paligjshme.

Por anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosja, Adnan Rrustemi, tha se votat e ardhura me zarf duhet të pranohen pasi vonesat në mbërritjen e tyre janë objektive. 

Ndërsa kryetarja Valdete Daka tha se votat e dërguara me zarf do të trajtohen sipas ligjit. Dy partitë fituese, Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në pritje të certifikimit të rezultatit për të konkretizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes së tyre.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT