Dështon sërisht mbledhja e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Mandati i kryetarit të këtij Këshilli ka qënë shkaku i ndërprerjes dhe njëkohësisht ngrirjen e funksionimit të këtij Këshilli. Gjatë mbledhjes ishte planifikuar diksutimi  dhe miratimi i platformës dhe buxheti për Festivalin e Këngës në Radio Televizion si dhe disa ndryshime në strukturat e këtij institucioni. Në fillim të mbledhjes, anëtari i këtij Këshilli Aleksandër Frangaj, ka kërkuar që të zgjidhet kryetari i ri pasi mandati i ish kryetarit Ylli Pango ka përfunduar që në muajin Gusht. Pango e ka kundështuar duke thënë që së shpejti hyn ligji i ri për Radio Televzionin Publik. Pango u shpreh gjithashtu se kishte biseduar me kryetarin e Parlamentit Skënder Gjinushi dhe se ai është shprehur kundër zëvëndësimit të tij. Nga ana tjetër Frangaj dhe anëtarët e tjerë kërkuan që Këshilli të respektonte ligjin ku së bashku me Frangaj ndante të njëjtën mendim dhe juristi Luan Behri i cili këmbënguli në procedurat e zgjedhjes së kryetarit. Duke parë reagimet e Këshillit, Lubonja, Pango dhe Klosi kanë replikuar dhe më pas kanë braktisur mbledhjen duke pezulluar miratimin e platformës së Festivalit të Këngës në Radio Televizion.

Pamje nga mbledhja e Këshillit Drejtues i RTSH, drejtori Ardian Klosi, Ylli Pango, Fatos Lubonja, Zhani Ciko, Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Juristi Luan Behri./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti