Debate në Kosovë për deklaratat e Lajçak



Debate në Kosovë për deklaratat e Lajçak

20:30 16/10/2020

Emisari i BE foli për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Ka zgjuar reagime në Kosovë deklarata në Beograd e emisarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajëak se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është arritur pajtim në Kosovë dhe se hapi i ardhshëm është të flitet për statutin e tij.

Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani ka hedhur poshtë deklaratën e Lajcakut duke thënë se qëndrimi i saj në takim ishte i kundërt me atë që e ka thënë në Beograd.

Ajo që ka deklaruar në Serbi absolutisht nuk është e vërtetë, unë e kam thënë pikërisht të kundërtën, që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës. Unë edhe gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta. Ato citime të tij i shoh shumë shqetësuese, nuk kanë të bëjnë fare e realitetin.

Sipas saj nuk ka shumicë në Kuvend që do të pranonte një asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive.

Lajçakut i ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi Përparim Kryeziu ka shkruar në Facebook se në takimin e LVV-së me Lajçakun nuk është përmendur fare cështja e Asociacionit. Sipas tij kjo cështje nuk është hapur fare pasi që Lajçak i di mirë qëndrimet e LVV-së kundër këtij asociacioni.

Lajcak në Serbi gjithashtu ka thënë se Kosova duhet ta ndryshoj Kushtetutën në mënyrë që e njëjta të përshtatet me Asociacionin.

Tv Klan




Të ngjashme