Vendimin e Luksemburgut për negociatat me Shqipërinë e lexuan ndryshe edhe në parlament. Debati në seancë plenare vijoi me akuzat e opozitës për dështim, ndërsa kryeministri foli për mesazhe urimi nga homologët e tij europianë.

Ndërsa kryeministri paralajmëroi nisjen nga puna për fazën analitike me qëllim hapjen e negociatave në Qershorin e vitit të ardhëm, Lulzim Basha foli sërish për dështim të procesit.

Opozita largimin e kryeministrit dhe të qeverisë e sheh si të vetmen zgjidhje për aspiratën europiane të Shqipërinë, por kryeministri nuk ia kursen ironinë kundërshtarit të tij politik.

Debati për Euopën ia la vendin batutave.

Opozita thotë se fajtore për vendimin është qeveria, ndërsa mazhoranca e sheh vendimin e Bashkimit Europian si një dritë jeshile për negociatat dhe periudhën deri në Qershorin e vitit 2019 si fazë përgatitore e procesit.

Tv Klan