komisioniMes debatesh të ashpra Komisioni i Sigurisë Kombëtare, miratoi ndryshimet në pr/ligjin e paraqitur nga Ministria e Drejtësisë për “Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit, nëpërmjet masave parandaluese kundër Pasurisë.

Opozita mbajti qëndrim mohues në miratimin në parim të projekt-ligjit antimafia, duke shprehur edhe shqetësimin e ndërkombëtarëve përsa i takon zbatimit të tij.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i kërkoi Ministrit të Drejtësisë garancitë ligjore se ky pr/ligj lejon hetimin e zyrtarëve të lartë, si te Kryeministrit, Ministrave etj.

Naço citoi se “në Kodin e Procedurës Penale, NENI 260-të flet qartë për hapësirën në të cilën prokuroria ka të drejtë hetimi. Sipas tij ketu përfshihet Kryeministri, Ministrat, Presidenti dhe të gjithë zyrtaret, të gjithë janë subjekt i ligjit.

Ministri i Drejtësisë kujtoi edhe vizitën e ish-Sekretares se Shtetit Amerikan, Hilari Klinton e cila nënvizoi rëndësinë e forcimit të Demokracisë në vendin tone duke thene qaret se demokracia e shëndoshë kërkon institucione të forta të gatshme të luftojnë korrupsionin.

Ministri i Drejtesisë tha se ky projekt-ligji mbart ndryshime ne 8 nene te Kodit Penal qe parashikojne korrupsionin. Ai sqaroi se perjashtim nga ky projkt-ligj bene neni 141 I Kushtetutes ku e drejta per hetim dhe gjykim te zyrtareve te larte I takon gjykates se larte. Ligji antimafia sipas tij do te hetoje tek krimevet e renda vetem zyrtaret e thjeshte. Sipas tij ky pr/ligj është hartuar nga ekspertët më të mirë ligjor dhe dekurajimi më i madh që mund ti bëhet personave që kryejnë korrupsion është sekuestrimi i pasurisë edhe të familjarëve të shkelësve të ligjit, për sa kohë ky shkelës është i dyshuar se këtë pasuri e ka fituar ilegalisht”.