Debate për Kodin Zgjedhor në Maqedoni

Debate për Kodin Zgjedhor në Maqedoni

16:33 23/12/2019

LSDM propozon sistem propocional me lista të hapura

Në Maqedoninë e Veriut po debatohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. LSDM ka propozuar lista të hapura zgjedhore, por BDI dhe partia më e madhe e opozitës VMRO-DPMNE janë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Grupi parlamentar i LSDM-së ka hequr dorë nga debati publik parlamentar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashohin një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Socialdemokratët thonë se sipas rregullores nuk është e mundshme të organizohet diskutimi dhe për këtë shkak debati publik do të mbahet jashtë parlamentit.

“U bëjmë thirrje të gjithë partive politike të kyçen në miratimin e këtyre ligjeve; për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Mendoj se do të binden se kjo ka të bëjë me demokratizimin e vendit”.

Një vendim i këtillë i LSDM-së erdhi pasi Kryeparlamentari Talat Xhaferi me vendim ndaloi Debatin Publik në Kuvend. VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe BDI-ja kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor kanë dorëzuar mijëra amendamente.

Tv Klan  




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi