Debate për Komisioneren e re të Zgjerimit

Debate për Komisioneren e re të Zgjerimit

20:00 08/09/2019

Kroatja Dubravka Shuica nuk shihet me sy të mirë në Beograd

Europarlamentarja kroate Dubravka Shuica mund të pasojë Johannes Hahn-in në postin e Komisionerit Europian për Zgjerimin. Lajmin e bëjnë të ditur burime të medias European Western Balkans në Bruksel, teksa presidentja e re e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen do të bëjë publike javën e ardhshme listën me emrat e anëtarëve të rinj të KE-së.

Politikania kroate e qendrës së djathtë konsiderohet si mbështetëse e flaktë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. 62-vjeçarja ka spikatur për qëndrimet e saj kundër anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në union.

Në një deklaratë të Majit të vitit të kaluar, Shuica është shprehur se anëtarësimi i Serbisë brenda 2025-s nuk është realist. Ajo ka kritikuar Serbinë për mosrespektim të plotë të minoritetit kroat që jeton në këtë vend. Shuica u ka kërkuar autoriteteve në Beograd t’u japin minoritarëve kroatë, të njëjtat të drejta që serbët gëzojnë në Kroaci.

Dubravka Shuica ka qenë pjesëtare e delegacionit të PE-së për Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën dhe pjesëtare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT