Qeveria dhe opozita shkëmbejnë replika

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot vlerësoi se sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut tregoi çfarë do të thotë menaxhm i mirë gjatë periudhës së pandemisë me virusin korona.

Në tribunë publike në Gostivar, e organizuar nga partia në pushtet LSDM, Filipçe pranoi se jo gjithmonë janë marrë vendimet e duhura, por pas reagimeve të publikut vendimet janë korrigjuar.

Opozita edhe sot vlerëson se shkuarja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për vaksinim në Serbi është katastrofë për të cilën do të ngrenë iniciativë që t’u kompensohen shpenzimet.

Klan Macedonia