Republikanët kundër nismës së demokratëve

Pr/ligji i demokratëve për reformimin e policisë u miratua në Dhomën e Ulët të Kongresit Amerikan, ku vetë ata kanë shumicën. Një ndër pikat kryesore të reformës së demokratëve parashikon heqjen e metodës brutale të arrestimit, në të cilën polici e neutralizon të ndaluarin duke i vendosur gjurin prapa qafës. Kjo metodë i shkaktoi vdekjen afro-amerikanit George Floyd, protestat e dhunshme për vrasjen e të cilit sollën nevojën e reformimit rrënjësor të policisë.

Reforma e demokratëve parashikon ndalimin e furnizimit të policisë me logjistikë ushtarake. Ajo ndalon hyrjen pa paralajmërim, që përdoret nga policia kryesisht në operacione anti-drogë. Në këto pika, demokratët ndahen me republikanët, të cilët po ashtu paraqitën një reformë të tyre, që nuk gjeti mbështetjen e kundërshtarëve politikë në Dhomën e Ulët.

Por pr/ligji i demokratëve pritet të hidhet poshtë në Senat, ku republikanët kanë shumicën. Ata thonë se reforma e demokratëve ul fuqinë e policisë për të luftuar kriminalitetin. Në këto kushte, republikanët e Trump kanë kërkuar rishikimin dhe hartimin e një platforme konsensuale.

Tv Klan