Për herë të parë që prej arrestimit, Kryeministri Edi Rama foli për Emiljano Shullazin duke përjashtuar lidhjet me të dhe duke thënë se arrestimi i tij u bë i mundur nga këmbëngulja e policisë.

I ftuar në debat, ish – Kryeministri Berisha tha se në kohën e qeverisë së tij, Shullazi ishte arrestuar 4 herë, si dhe sqaroi incidentin në zyrën zgjedhore të PS.

Në ilustrim të akuzave për lidhje të Shullazit me qeverinë, Berisha tha se ai u përdor për të vënë tritolin në farmacinë e babait të tij për të futur në kurth fisin Gjuta. Ish – Kryeministri citoi mesazhin e një oficeri policie që ishte marrë me hetimin e ngjarjes.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e sfidoi opozitën të ngrejë komision hetimor për veprimet e policisë dhe prokurorise. Ndërsa e quajti kriminale thirrjen e Berishës për ligjin e armëmbajtjes për qytetarët.

Ish – Kryeministri edhe jashtë sallës së seancave plenare i qëndroi idesë së tij për armëmbajtjen, duke theksuar se kjo gjë duhet bërë me ligj.

Tv Klan