Vepra prej druri në afërsi të Lubjanës

Origjina sllovene e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, e ka kthyer çiftin presidencial amerikan ndër më të pëlqyerit në vendin ballkanik.

Dëshmia e fundit është kjo statujë prej druri e Donald Trump, e ngritur në një fshat pranë kryeqytetit slloven, Ljubjanë.

Trump qëndron me një dorë lartë, një qëndrim i njëjtë me atë të Statujës së Lirisë, në Nju Jork. Të tjerë, përkrahës më të flaktë të Presidentit, e krahasojnë edhe me karakterin e Supermenit.

Por vetë artisti Tomas Shleg, tha për AFP se e krijoi veprën në shenjë të politikës populiste që ka marrë gjithnjë e më shumë zë në botë.

Ndonëse ngjashmërinë me Presidentin amerikan e ka jo edhe aq të madhe, statuja ka ngjallur debat në të gjithë Slloveninë.

Krenarinë për origjinën e Melania Trump, sllovenët ia shprehën po me statujë edhe Zonjës së Parë, duke dështuar në krijimin e imazhit të saj.

Tv Klan