Debate të forta në Kryesinë e PS-së në Shkodër

Debate të forta në Kryesinë e PS-së në Shkodër

15:39 31/10/2019

Zvarritet zëvendësimi i drejtorëve të dorëhequr

Shkrirja e strukturave drejtuese të Bashkisë së Shkodrës me urdhër të Kryeministrit Rama pas zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, e ka kthyer këtë bashki nga më problematiket për socialistët. Procesi zgjedhor ku është përfshirë Partia Socialiste e ka ndezur edhe më shumë debatin e brendshëm.

Në mbledhjen që kordinatorët e caktuar nga Kryesia kanë zhvilluar të mërkurën, nuk kanë munguar debatet e forta. Kjo është  pohuar dhe nga Arben Pëllumbi, i deleguar së bashku me Musa Ulqinin, Senida Mesin dhe Luan Harashën për qarkun e Shkodrës.

Debatet e brendshme kanë ndikuar dhe në zvarritjen e procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të rinj rajonal, të dorëhequr në masë me kërkesë të Kryeministrit Rama.

Sa i takon zgjidhjes për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Pëllumbi thotë se ajo është në dorën e kreut të shtetit i cili duhet të dekretojë një datë.

Të premten, deputetët, kordinatorët dhe kryebashkiakët që përbëjnë grupin e rajonit të veriut do të zhvillojnë dhe një mbledhje në selinë rozë, të thirrur nga Kryeministri pikërisht për të diskutuar shqetësimet për qarkun e Shkodrës.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi