Televizioni Klan sjell për herë të parë pas 19 vitesh të gjithë mbledhjen e plotë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialistë të vitit 2001. Një prej mbledhjeve e cila mund të konsiderohet historike për shkak dhe të akuzave dhe kundër akuzave të forta mes dy kampeve në Partinë Socialiste të vitit 2001 zgjati plot 3 ditë nga data 03 dhjetor deri me 5 dhjetor 2001. Mbledhje nga e cila u var dhe fati dhe karriera politike e shumë prej protagonistëve dhe ministrave të qeverisë së asaj kohe.

Në KPD-në e famshme të dhjetorit 2001 dhanë dorëheqjen tre ministrat e qeverisë Meta, e më konkretisht: Ministri i Financave Anastas ANGJELI ; Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa MUCI; Ministri i Punëve Publike dhe Turizmit Bashkim FINO.

Në mbi 20 orë transmetim televiziv në tre ditë të ndryshme KPD e dhjetorit 2001 mori vendime të rëndësishme për stabilizimin e përkohshëm të marrdhënieve mes dy grupimeve politike brenda partisë socialiste si dhe u rikonfimua mbështetja për qeverinë Meta.

Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-në dhjetor të vitit 2001 shënoi dhe kulmin e “Lëvizjes për katarsis” e iniciuar nga kryetari i partisë Fatos Nano.

Dita e parë e diskutimeve në KPD u shënua nga debatet e forta dhe të ashpra të kryetarit të PS Fatos Nano me ministrat e qeverisë Meta dhe me anëtarët e kryesisë së PS dhe anëtarët e KPD-së.

Rendi i diskutimeve – 3 dhjetor 2001 – (7 ore e 14 minuta video)

Gramoz Ruçi– Sekretar i përgjithshëm i PS-së

Fatos Nano – Kryetar i PS

Petro Koçi – Sekretar organizativ në PS

Servet Pëllumbi – Anëtar i KPD-së

Fatos Nano – Kryetar i PS

Namik Dokle – Kryetar i Parlamentit

Fatos Nano – Kryetar i PS (replikë)

Makbule Çeço – Anëtare e KPD-së

Anastas Angjeli -Ministër i Financave

Fatos Nano – Kryetar i PS

Elmaz Sherifi – Anëtar i KPD-së Kryetari i PS – Pukë

Arta Dade – Ministre e Punëve të Jashtme

Fatos Nano – Kryetar i PS (replikë)

Bardhyl Agasi – Sekretar i marrëdhënieve me publikun në PS

Fatos Nano – Kryetar i PS (replikë)

Petro Koçi – Sekretar organizativ në PS

Mustafa Muci – Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit

Fatos Nano – Kryetar i PS (replikë)

Mustafa Muci – Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit (replikë)

Fatos Nano – Kryetar i PS (replikë)

Roland Zili – Gazetar Tv Klan (raportim)

Makbule Çeço – Anëtare e KPD-së

Ndre Legisi – Ministër Shteti pranë Kryeministrit

Fatos Nano – Kryetar i PS (replikë)

Ndre Legisi – Ministër Shteti pranë Kryeministrit (replikë)

Fatos Nano – Kryetar i PS (replikë)

Afërdita Stefani – Anëtare e KPD-së

Pandeli Majko – Ministër i Mbrojtjes

Spartak Poçi – Anëtar i KPD-së

Limoz Dizdari – Anëtar i KPD-së

Anastas Angjeli -Ministër i Financave (replikë)

Merita Ndreko – Anëtare e KPD-së (pushim)

Diskutim jashte mbledhje Armand Shkullaku (Tv Klan) – Servet Pëllumbi – Bashkim Fino

Kastriot Islami – Anëtar i KPD-së

Bashkim Fino – Ministria e Punëve Publike dhe Turizmit

Fatos Nano – Kryetar i PS (replikë)

Bashkim Fino – Ministria e Punëve Publike dhe Turizmit (replikë)

(Përfundon dita e parë e mbledhjes së KPD-së dhjetor 2001)

ARKIVA TV KLAN