Policia pranon se ndërhyri me 40 minuta vonesë

Masakra në Teksas e shënuar këtë të martë ku humbën jetën 19 fëmijë dhe dy mësuese ka ngjallur debate të mëdha në SHBA. Të premten, një zëdhënës i policisë deklaroi se ishte vendim i gabuar që efektivët e pritën për të ndërhyrë rreth 40 minuta teksa vazhdimisht vinin telefonata nga fëmijët që kërkonin ndihmë.

Teksa sulmet me armë janë shtuar viteve të fundit në SHBA një studim i vitit 2020 tregoi se rreth 44% e të rriturve amerikanë zotërojnë një armë.

Në SHBA, Shoqata Kombëtare e Armëve po mban konventën e saj vjetore, por duket se kjo gjë ka indinjuar qytetarët amerikanë. Me qindra protestues janë shfaqur përpara godinës, duke protestuar teksa në duar mbani shenja kryqesh dhe foto të viktimave.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili mbajti një fjalim në konventën vjetore tha se SHBA duhet të punojë më shumë mbi kufizimin e këtyre individëve për të pasur akses në institucionet arsimore. Në sugjerimet e tij për përmirësimin e sigurisë në shkolla Trump theksoi se nevojitet që një shkollë të ketë vetëm një hyrje të dedikuar dhe të jetë e rrethuar me gardhe ose pllaka metali.

Në sugjerimet e tij të mëtejshme Trump shtoi se nevojitet që çdo shkollë të ketë një polic ose zyrtarë sigurie të pajisur me armë.

Tv Klan