Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka përjashtuar mundësinë që opozita shqiptare të propozojë ministra në qeverinë teknike. Ai tha se sipas ligjit, propozimet i bën partia më e madhe opozitare, që në këtë rast është VMRO-DPMNE.

Ai tha se pret që VMRO t’i bashkohet qeverisë teknike. Partia më e madhe opozitare ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të bëhet pjesë e këtij kabineti, por ka bërë të qartë se është kundër emërimit të Talat Xhaferi si kryeministër.

“Talat Xhaferi nuk është i denjë për funksionin e kryeministrit teknik të qeverisë. Nuk pritet nga Talat Xhaferi zbatim i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike sepse nga funksioni i kryetarit të Kuvendit shkelte rregulloren dhe procedurat”.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, LSDM nisur punën për formimin e fronti të gjerë proevropian dhe ka ftuar t’i bashkohen tëgjitha partitë që mbështesin integrimin europian.

Klan News