Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Presidenti i FSHF Armand Duka janë përfshirë në akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit lidhur me zgjedhjet e 2 Marsit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, i ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, tha se Bashkia kërkon transparencë për këtë proces.

Vetëm vizibiliteti publik i kryetarit të bashkisë i jep mundësinë që të nxjerrë në dritën e diellit të cilat një anëtar i thjeshtë i shoqatës nuk i nxjerr. Dy nga mbledhjet që janë bërë janë zhvillur përpara datës që FSHF të shpallte zgjedhjet. Janë manipulimet tërësore, njerëz që s’kanë fare asnjë mandat. Tre dokumente të tre mbledhjeve të 3 shoqatave dhe mund të shikoni që ato janë identike, bëjnë mbledhje dhe formati i tyre njësoj. Një pjesë e madhe e shoqatave detyrohen që të përulen. Kjo është situata në të cilën ne gjendemi dhe e vetmja mënyrë si të dalim është nëse ky debat bëhet transparente dhe në dritë të diellit. Gjëja që ne kërkojmë është zgjedhje transparente, publike”, u shpreh Mazniku. /tvklan.al