Jonida Eshja, konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV klan, ka folur së fundmi për komentet që ka marrë pas natës së parë, teksa nuk ka anashkaluar as debatin e nxehtë të motrave binjake, të cilat sulmuan vajzat e tjera për sjelljen ndaj Saimirit.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, ajo është pyetur për komentet negative, teksa është shprehur se shumica kanë qenë për shkak të fjalëve në gjuhën gjermane.

“Fillimi ka qenë pak i vështirë sepse nuk e prisja që të kisha kaq reagime si pozitive si negative. Kometet negative ishin për faktin që unë fola gjermanisht. Dua ta theksoj këtë pjesë që unë nuk kam lindur në Gjermani. Kam qenë 3 muaj, kam bërë dhe kurs, por kur nuk flet një vit edhe i harron fjalët. Doja të bëja diçka interesante, pavarësisht se nuk munda ta realizoja dot nga emocionet.

Dua ta theksoj se si me Saimirin si pa Saimirin, unë të ardhmen time e shoh në Gjermani sepse më pëlqen shteti gjerman, më pëlqejnë njerëzit gjermanë dhe koha natyrisht, kohën e dashuroj”, ka thënë ajo.

Më tej, konkurrentja ka theksuar se nga familja ka marrë komente pozitive, që i’a kanë ngritur pak moralin.

“Më kanë thënë edhe që jemi krenarë, vazhdo përpara, jemi me ty dhe noramlisht që këto ma kanë ngrit pak moralin”, është shprehur ajo.

Jonida ka dhënë edhe opinionin e saj lidhur me deklaratën e motrave binjake, të cilat sulmuan vajzat për sjellje të pahijshme në prapaskenë me Saimirin.

“Kam qenë e shqetësuar për deklaratat e vajzave motra. Nuk jemi këtu për të dhënë neve moral për vajzat e tjera, jemi këtu për të treguar veten se kush jemi në rradhë të parë dhe çfarë duam. Nuk jam asapak dakord, ka disa vajza që ashtu e kanë tipin dhe ashtu duan të reklamohen te Saimiri. Ndoshta unë nuk e ndrydh dot karakterin tim për të bërë të njëjtat veprime. Unë nuk jam këtu për t’i gjykuar ato.

Unë për veten time nuk e bëj, unë dua që Saimiri të më zgjedhi sepse i pëlqen Jonida apo ka një tërheqje ndaj jonidës. Apo i pëlqen buzëqeshja apo shikimi i Jonidës”, ka theksuar ajo.

Më tej Jonida shton se dëshiron që të jetë saimiri që e merr hapin e parë për ta ftuar në takim dhe jo të jetë ajo që e fton nëpërmjet veprimeve të saj.

“Në prapaskenë e kemi përqafuar sepse nuk mund të tregohemi indiferente sepse fundja fare për këtë jemi, për ta bërë për vete Saimirin dhe nuk mund të tregohesh indiferente. Un dua që ai të më ftojë mua në një takim, jo ta bëj unë atë apo ta detyroj unë atë nëpërmjet veprimeve të mia që ai të më zgjedhi mua”, ka thënë konkurrentja.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al