Fokusi i emisionit të sotëm në “Opinion” janë diskutimet më të fundit në distancë midis shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë me Nexhmije Hoxhën. Debati ka nisur në muajin gusht të këtij viti, kur Ismail Kadare ka kërkuar rikthimin e dorëshkrimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, i cili posedohej që prej 17 tetorit të vitit 1975, nga zonja Nexhmije Hoxha.

Ajo nuk ka pranuar ta dorëzojë dorëshkrimin duke deklaruar se ai ishte dhuruar në atë kohë nga vetë Ismail Kadare. Më pas, Nexhmije Hoxha ka publikuar në shtyp 3 letra që Ismail Kadare i drejton asaj në vitet 1973-1979, që ngrenë një pikëpyetje të madhe, lidhur me raportin e shkrimtarit me regjimin komunist.

Për të folur për këtë çështje në emision ishin të ftuar Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Mustafa Nano, Andi Bushati./tvklan.al