‘Ndizet Shqipëria, kaos dhe përgjimet të reja” është tema që po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” , por as të ftuarit në studio nuk i ka shpëtuar një debati të ashpër.

Tomor Alizoti i ka cilësuar si një turp të madh përgjimet ku është përfshirë e gjithë kupola e PS, ndërkohë që kjo gjë nuk është mirëpritur nga Alfred Peza dhe Plarent Ndreca.

Tomor Alizoti: Në Austri u përgjua vetëm zv.kancelari që nuk ishte i partisë së kursit dhe ra e gjithë qeveria dhe hynë në zgjedhje të parakohshme.

Plarent Ndreca: Dhe e pranoi vetë…

Tomor Alizoti: Nuk të ndërpreva asnjë sekondë…

Blendi Fevziu: Vazhdo fol me mua, fol për publikun…

Tomor Alizoti:  Unë jam një njeri që kam edukatë…

Blendi Fevziu: O Alizoti po ikim minutat…ka mundësi të marrësh pjesën tënde…

Tomor Alizoti: Kjo  është një lloj problemi që çdo lloj teme, krize ky e kthen në cic micë…Kjo është një krizë tragjedi. Kjo është si në Meksike si El Chapo aty është gjithë kupola e PS e përfshirë në krim elektoral. Dhe është ëprgjim me vendim elektroal. Dhe është përgjim me vendim gjykate, unë nuk e di si del e mbron….

Plarent Ndreca: Ku është vendimi? Ju flisni për fakte që nuk ekzitojnë…

Tomor Alizoti: Përgjimi. Unë nuk e di si del e mbron ti atë. Ai është një turp i madh .. si dilni dhe mbroni.

Plarent Ndreca: Ju flisni për fakte..ju flisni për fakte që nuk ekzitojnë…

Tomor Alizoti: Aty është ministri është shefi elektoral është Damian Gjiknuri, që thotë do të sjell ca çuna problematik. Ç’punë ka një ministër me çuna problematik? Të të vijë turp ( i drejtohet Alfred Pezës).

Alfred Peza: Leri turpet e mija…merru me çështjen. Nuk keni argumenta na shikoni ne dhe ju dukemi si argumente, keni ardhur pa përgatitur.

Tomor Alizoti: Duhet t’ju vijë turp. Ky vend po digjet. Ti më thua mua çështë kjo? Presidenti duan ta shkarkojnë. Vetë duan me hy, bijtë e baballakrëve.. bijtë e bllokmenëve. Aty po digjet gjithë e gjithë kupola e  PS.

Alfred Peza: Këto janë parrulla…

Blendi Fevziu:  Ministri, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Kryetari i Komisionit të Ligjeve….

Tomor Alizoti: Kryetari i Komisionit të ligjeve, i cili ka ndikuar për emërimin e Arta Markut dhe do të bëjë reformën në Drejtësi është Komisioni i nivelit të katërt në përgjegjësi…turp i shteti dhe këta bëjnë karagjoslliqe, t’ju vijë turp./tvklan.al