Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku pati një debat me analistin Lorenc Vangjeli rreth 21 Janarit të 2011-s.

Berisha deklaroi se Garda qëlloi me armë në përputhje me ligjin. Sipas ish-Kryeministrit, qëllimi i Ramës atë ditë ishte rrëzimi i tij. Madje kreu i Partisë Socialiste në atë kohë, sipas Berishës, kishte përgatitur edhe një fjalim që ta mbante nga ballkoni i Kryeministrisë.

Sali Berisha: Asnjëri prej tyre, ta dish mirë ti, nuk janë vrarë me urdhër, në mënyrë absolute. Janë ekzekutuar duke qëlluar në ajër. Kanë gjuajtur me të gjitha mjetet kundër gardistëve, kanë gjuajtur me çdo mjet në dritaren e punës. Unë isha këtu, xhami kishte vrimën e plumbit. S’them unë gjëra që s’janë. Unë atje rrija. Edi Rama mendonte se mund të pushtonte zyrën. Zotëri është bërë një tentativë në 1997-n për të pushtuar Presidencën. Kanë ndenjur tre ditë aty dhe ata që tentuan morën atë që merituan.

Blendi Fevziu: Pati dhe një viktimë atë ditë.

Sali Berisha: Po e rrethove tjetrin atëherë matu mirë. Rrethuan Kryeministrinë.

Lorenc Vangjeli: Maksimumi është 5 vjet heqje lirie. Mëkati i atyre shkonte maksimumi në 5 vjet, ndërkohë ju i dhatë plumbin.

Sali Berisha: A e hapën me veturë derën? Kaq.

Lorenc Vangjeli: Me urdhër.

Sali Berisha: S’ka prek njeri policia prej tyre.

Lorenc Vangjeli: Me urdhër, apo frikacakët qëlluan…

Sali Berisha: Garda qëlloi në përputhje absolute me ligjin, i cili thotë, ligji i bërë nga socialistët jo nga unë, nëse qëllohet ushtari rojë qëllohet në ajër. Nëse vazhdon ta gjuash, ushtari të qëllon tek këmbët. Nëse vazhdon prapë, ushtari të asgjëson.

Lorenc Vangjeli: Vetëm frikacakët qëllojnë me kallash. Gurit nuk i përgjigjesh me armë.

Sali Berisha: Ligji nuk e përcakton fare atë. Mos fol kot. Merre ligjin.

Lorenc Vangjeli: E njoh mirë ligjin.

Sali Berisha: Flet kot. Ligji është i socialistëve jo i imi.

Lorenc Vangjeli: Unë nuk po ju them për ligjin, unë po ju flas politikisht. Kush është më shumë fajtor përpara ligjit dhe përpara qytetarëve, ai që ia hedh gjyqit me procedurë apo ai që ka palluar gruan e efendikoit dhe e ka futur në burg?

Sali Berisha: Ligji thoshte s’ka proporcion aty. Se kur i bie me gur kokës nuk ka proporcion aty. Ka ose me lëshuar vendin ose me të asgjësuar. Ndaj dhe ka zbatuar ligjin dhe ata kanë marrë atë që kanë merituar.

Lorenc Vangjeli: Ky vend do të ishte normal me një opozitë normale dhe një opozitë normale do të kishte ardhur në pushtet.

Sali Berisha: Jo, jo!

Lorenc Vangjeli: E çuat në qorrsokak dhe prandaj është Edi Rama në ajër sot.

Sali Berisha: Edi Rama i solli aty. Kush i solli? A nuk deklaroi një natë më para se do kalosh mbi kufoma. Nuk i tha Sali Berisha.

Lorenc Vangjeli: Gaboi dhe humbi. U kthye në institucione dhe ju mundi.

Sali Berisha: Mori tjetrin nga Greqia, hajde të rrëzojmë Sali Berishën. Ku rrëzohej Sali Berisha mor. Mori tjetrin nga Greqia, hajde të rrëzojmë Sali Berishën. Ku rrëzohej Sali Berisha mor. Nuk rrëzohej kurrë me forcë Sali Berisha. Nuk jam Edi Rama unë.

Lorenc Vangjeli: Nuk rrëzohej, po! Asnjë pushtet nuk rrëzohet me gurë. As ju nuk e rrëzoni me gurë.

Sali Berisha: Ja ku e keni makinë, ja ku i bien makina. Shihe pak.

Lorenc Vangjeli: Edi Ramën nuk e rrëzoni as ju duke i thënë bandit, as Lul Basha duke i gjuajtur me molotov, nuk e rrëzon as Monika duke e gjuajtur me çizme. Mund ta mundni vetëm me votë.

Sali Berisha: Ja ku e ke 21 Janarin.

Lorenc Vangjeli: Edhe?

Sali Berisha: Porta, urdhëro. E di ku e gjetën makinën?

Lorenc Vangjeli: Në malin e Dajtit dhe e mbushën me tritol.

Sali Berisha: Makinën e mori Shalsi tek ura e Lanës, është e filmuar.

Lorenc Vangjeli: Mos tani, u ngarkua me helm gjarpri tani.

Sali Berisha: Edi Rama kishte fjalimin në xhep se do mbante fjalim në ballkonin tim./tvklan.al