Buxheti i vitit 2003 dhe efektet që do të sjellë në jetën e përditshme të shqiptarëve bëri bashkë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut disa nga njerëzit më të njohur të financës dhe politikës në vend.

Për të analizuar buxhetin dhe efektet që do të sjellë ishin të ftuar në studio Kastriot Islami ministër i Financave dhe Ridvan Bode ish-ministër i Financave.

Ndërkohë në lidhje direkte Genc Ruli, President i Fondacionit Studime Bashkëkohore dhe  Edi Rama kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Ky është një buxhet që bazohet në programim dhe këtu kam dy dokumente të rëndësishme, një është strategjia kombëtare e zhvillimit ekonomiko-social dhe programi afatmesëm buxhetor. Buxheti ka gjithmonë një perceptim të ndryshëm nga aktorë të ndryshëm, por në kushtet që jemi mendoj se ky buxhet është më optimali që mund të realizohej. Një ministër mundohet gjithnjë të gjej zgjedhjen më optimale” tha Islami.

“E keqja e buxhetit qëndron në thelb sepse buxheti abstragon nga fakti që dokumenti është thelbësor. Ky buxhet mbetet ende një produkt i burokracisë dhe nuk reflekton prioritetet e shpallura të politikës në programin qeverisës apo premtimet elektorale”, tha Bode./tvklan.al