Pak ditë më parë, Sekretari i Federatës Zvicerane të Futbollit, Alex Miescher hapi debatin, nëse përfaqësueses helvete i duhen lojtarët me dy nënshtetësi dhe nëse do të ishte më mirë të liheshin jashtë skuadrës. Gjithçka lindi pas masave të marra nga FIFA për festimin me shqiponjë nga ana e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

Ky i fundit nuk ka ngurruar të kundërpërgjigjet.

“Familja ime i ka rrënjët në Kosovë, ashtu si Embolo në Kamerun, Akanji në Nigeri dhe Ricardo Rodriguez në Kili e Spanjë. Ekipi kombëtar zviceran sot ka në përbërje 50 deri 60%, lojtarë me dy nënshtetësi. Edhe trajneri ynë është i tillë, por po dredh gjak e djersë për skuadrën. Këto komente janë të panevojshme, pasi kanë shkaktuar pakënaqësi dhe shumë zhgënjim duke na kthyer në epokën e gurit”

, deklaroi Granit Xhaka.

Ai shtoi se vetë Sekretari i Federatës i kishte garantuar që do t’i mbështeste pas festimit me shqiponjë dhe tani shprehet në këtë mënyrë. Pikërisht falë golave të Shaqirit dhe Xhakës që vendosën fitoren 2-1 ndaj Serbisë, Zvicra kaloi me sukses fazën e grupeve. Përfaqësuesja nuk arriti të kalonte në çerekfinale, pasi u eliminua nga Suedia me humbjen 1-0.

Tv Klan