Debati për Këshillin e Filmit

Debati për Këshillin e Filmit

16:26 10/09/2019

Shanaj kundër anëtarëve të huaj në bord

“Për herë të parë në historinë e tij, Këshilli Miratues i Projekteve Filmike, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, do të përbëhet nga tre anëtarë, shtetas të huaj dhe dy shtetas shqiptarë”.

Deri në formimin e të riut, anëtarët që përzgjidhnin idetë më të mira për t’u financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ishin të pestë shqiptarë, emra të njohur të ekranit të kinemasë. Propozimi i kryetarit të QKK-së, Eduart Makri, mori po-në e shtatë shoqatave të kineastëve shqiptarë dhe u kundërshtua fort vetëm nga një, nga ajo që drejtohet nga regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj.

“Një zgjidhje kundër Kushtetutës, Ligjit të Kinematografisë dhe në dëm të interesave kulturore kombëtare shqiptare. Kjo praktikë joligjore nuk ekziston në asnjë nga vendet demokratike me prodhim të zhvilluar kinematografik. Vazhdimi do të marrë përgjigje sipas ligjit”, tha Shanaj.

Çfarë shohin si të mirë ata që i thanë po mbizotërimit të Këshillit Miratues të Projekteve nga kineastë të huaj?

“Për vetë faktin që ne e përkthejmë dosjen në Anglisht, shkojmë dhe kërkojmë financime të huaja, përse jo, që në fazat e para të financimit të projektit të kemi ekspertë të tuaja, të vlerësojnë produktet tona, duke qenë se produkti kinematografik, është një produkt ndërkombëtar”, thotë producentja Sabina Kodra.

Gentian Koçi, regjisori, që pati sukses që me filmin e tij të parë të gjatë, “Dita zë fill” në Festivalin e Sarajevës, si kusht kryesor vlerëson: “Ne kemi në Shqipëri profesionistë që mund të gjykojnë drejtë e me profesionalizëm një projekt cilësor. Problemi është se duke qenë se një film merr një kohë të gjatë për t’u bërë, shumica e këtyre njerëzve janë në prodhim. Kështu që mua nuk më duket fare problem nëse ne, bashkë me shqiptarët kemi anëtarë bordi edhe të huaj, me kushtin e vetëm që ata duhet të jenë njerëz shumë profesionistë dhe shumë aktivë në tregun europian të filmit”.

Krijimi i tij i nxituar dhe i pranuar edhe vetë njerëzit që merren me kinema ishte një emergjencë.

“Ka tre vjet që nuk bëhet një mbledhje për veprat e karrierës dhe veprat e para”.

Tv Klan

Të ngjashme