Opinion– Pas publikimit të librit “Zhdukja e pashallarëve të kuq të Kadaresë” shkruar nga Marks Velo në vitin 2002 një debat i nxehtë përfshiu median vizive dhe atë të shkruar. Për të diskutuar lidhur me raportet mes letërsisë, diktaturës, politikës dhe aktualiteti ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu realizuar më 06 mars 2002, Maks Velo, Piro Misha, Ardian Klosi dhe Fatos Luboja.

“Në këto 10 vjet unë kam insistuar që të njihet historia e vërtetë e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve. Që në intervistën e parë që kam dhënë në Korrik të vitit 1991 kam insistuar që të njihet e vërteta. Unë kisha interesin poemën “pashallarët e kuq” dhe gjeta dokumentin e fjalës së Dritëro Agollit në mbledhjen e partisë. Ai dokument mu duk shumë i rëndësishëm dhe nga kjo këshillova që të kërkoj ndërtimin e një libri, Kadare ishte dakord dhe u krijua libri dalëngadalë. Sot shumë njerëz kanë dhënë shumë dokumente, por atëherë të gjithë i shmangeshin”, tha Velo.

“Unë u nisa nga ky libër për të shprehur një shqetësim kulturor në tërësinë e vet që unë mendoj se ka mbetur në frymën komuniste. Unë mbroj tezën që poezia është goditur nga Enver Hoxha. Është poezi që atakon pashallarët e kuq. Pse e goditi Enver Hoxha? Ai ishte dinak dhe nuk donte ti bënte gjërat dhe të dukej se po i bënte ai, i bënte nën frymën e partisë. Ai e ka ndjerë me instinkt politik që kjo gjë e godet. Në këtë rast përdoret Kadareja si një figurë e njohur dhe thuhen gjëra që mund të jenë edhe broçkulla dhe njerëzit duhet t’i hanë sepse pranojnë autoritetin”, tha Lubonja.

“Pashallarët e kuq ne gjithnjë i kemi lidhur me dënimin e grupit puçist të Beqir Ballukut, Petrit Dumes, sepse kështu i quante Enver Hoxha, pashallarë”, tha Klosi.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012