Kompeticioni më i pakuptimtë në të gjithë botën e futbollit. Kështu e quajti Jurgen Klopp, Ligën e Kombeve. Trajneri gjerman hapi kështu një debat për një çështje që të gjithë trajnerët e klubeve të futbollit kanë vazhdimisht ankesa.

Na takon që të telefonojmë trainerët e kombëtareve duke iu kërkuar që ti lënë lojtarët pushim, dhe përgjigja është se edhe ata janë nën presion.

Përgjigjen trajnerit të Liverpool, Klopp ia dha Joachim Low, i kombëtares gjermane.

Për mua si trajner Kombëtareje, Nations League është një shpikje e mirë sepse luajmë kundër skuadrave më të mira, sepse ka një shpërblim. Është një garë. Preferoj më shumë të luaj këtu sesa në miqësore kundër skuadrave të vogla.

Liga e Kombeve u zyrtarizua si kompeticion për të zëvendësuar më së shumti miqësoret që në fund rezultonin jo shumë të vlefshme për përfaqësueset.

Administrata e Futbollit Europian, dihet se shpesh merr vendime jo me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj, por Nations League është konsideruar nga të gjithë si një garë korrekte dhe në të mirë të lojës së futbollit. Nations League është vlerësuar që në fillim edhe nga kombëtarja shqiptare pasi është një mundësi e dytë për kualifikim në Kampionatin Europian.

Tv Klan