Presidenti serb, Alleksandër Vuçiç, ka pritur një investitorë të huaj. Kjo është politika për të cilën ka thënë se do ta ndjek pasi njoftoj serbët se ideja për zgjidhjen e problemit të Kosovës ishte gati e vdekur pasi nuk ka “kufi të kompromisit” me shqiptarët. Serbëve që nuk duan zgjidhje u ka thënë se do tu vijë fatura dekada më vonë.

Në Tiranë do të arrijë indirekt nga Roma për të vazhduar me samitin tjetër shpresëdhënës. Në kryeqytetin shqiptarë do të qëndroj shkurt dhe më pak se liderët e tjerë. Serbia, pavarësisht samitit të Berlinit, shpresat I ka shpallur gati të humbura. Por, luan në kartën e një shteti të përgjegjshëm.

Kështu ka thënë edhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç. Ai thotë se Serbia nuk është kundër asnjë shteti në rajon dhe madje ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ivica Daçiç, ministër i jashtëm i Serbisë:

Problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet me ultimatum dhe veprime të njëanshme. Pa marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje afatgjatë dhe paqe të tillë. Para dhjetë vitesh kam folur që  vendosja e kufijve ka mundur të jetë e vetmja zgjidhje realesi kompromis, në interes ë dy popujve. Natyrisht duke dhënë mundësinë të gjithëve për të dhënë idenë se si mund të dukej ky kompromis.

Por, kështu nuk mendon opozita serbe e cila ka ngritur shtabin në parkun presidencial. Kryetari I demokratëve, Zoran Llutovaç, thotë se zgjidhja e tanishme do të ishte e imponuar pasi shoqëria serbe dhe ajo në Kosovë kanë nevojë për shtet për të arritur tek marrëveshjet e mundshme. Nga takimet e Tiranës nuk pret shumë.

Dragan Llutovaç, Kryetar i Partisë Demokratike:

Ne duhet të bëjmë normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, që të lejojmë qarkullimin e mallrave, komunikimin politik dhe në anën tjetër të demokratizojmë shoqëritë tona në Prishtinë dhe Beograd që çon tek shoqëritë normale dhe shtetet normale. Pastaj marrëveshja është më e lehtë.

Presidenti Vuçiç ishte i prerë që nëse nuk ka kompromis do të kërkohet njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës. Kjo shkaktoi reagime pafund.

Marko Savkoviç, që analizon ngjarjet politike në rajon, thotë se loja është kthyer në fillim dhe mundësia e marrëveshjes ende qëndron. Problem, sipas tij, është se besimi në rajon ka rënë më së keqi në 15 vitet e fundit.

Marko Savkoviç, Organizata BFPE, Beograd: Tani pyetje është se çfarë do të jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes. Një ka qenë me kufijtë, kurse tjetri dialog me parimet e fillimit që do të rezultonte me një marrëveshje për normalizim por që nuk do të kishte njohje direkte. Pra në jemi kthyer në fillim në njëfarë forme.

Tema e Kosovës pritet të shtrohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në vizitën e paralajmëruar të presidentit francez dhe në takimin e ardhshëm të Parisit. Por, epilogu tani duket i shthurur.

Tv Klan