GoxhajTë mërkurën Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të dorëzojë në Gjykatën Administrative padinë kundër vendimit të qeverisë për regjistrimin e numrit të aparatit celularë, IMEI.

Më herët, të enjten e 26 Qershorit, avokati Altin Goxhaj iu drejtua Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me kërkesën se vendimi i qeverisë nr. 354, që detyron konsumatorët e telefonisë celularë të regjistrojë IMEI-n e tij përbën shkelje të privatësisë. E pyetur nga Televizioni Klan, komisionierja Flora Çabej u shpreh se kërkesa e ZMK-së kërkon të paktën dhjetë ditë për t’u shqyrtuar.

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit pretendon se ngritja e bazës së të dhënave IMEI bie në kundërshtim me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare të 23 qershorit 2014 regjistrimi i numrit të aparatit cellular do të jetë nën kontrollin e 8 institucioneve.

Deri para këtij vendimi, numri IMEI identifikohej vetëm me urdhër përgjimi të Prokurorit apo vendim Gjykate, në rastet kur personi që përgjohej ishte nën hetim.

Tashmë ky kod që lejon kontrollin në distancë të çdo informacioni që ke në telefon, e-mailet, mesazhet, bisedat, fotografitë, videot apo aplikacionet bankare e anashkalon këtë procedure. Në 8 Prill të këtij viti ishte Gjykata e Strasburgut, që pas një rasti në Irlandë, vendosi ndalimin e regjistrimit të IMEI-t në gjithë vendet e Bashkimit Europian.

TV KLAN