Çështja e Teatrit Kombëtar është kthyer në debatin e përditshëm të sferës politike në vend. Opozita këmbëngul që godina aktuale e Teatrit Kombëtar të mos prishet, ndërsa mazhoranca shpreh të kundërtën. Ditën e sotme në seancën dëgjimore të Komisionit të Medias ka pasur debatë të shumta mes kryetares së këtij Komisioni Albana Vokshi dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Për më shumë se një orë në Komision palët kanë akuzuar njëra-tjetrën ku nuk kanë munguar dhe sherret. Deputeti Flamur Noka iu drejtua Erion Veliajt për ta ngritur nga karrigia ku ishte ulur dhe vetëm ndërhyrja e Gardës së Republikës shmangu përplasjen fizike.

Për disa minuta përfaqësuesit e Komisionit kanë debatuar me zë të lartë me njëri- tjetrin. Më pas kryetari i Bashkisë Veliaj është larguar nga Komisioni dhe pas tij, ministrja Mirela Kumbaro dhe përfaqësuesit e tjerë të mazhorancës.

Kryetarja Albana Vokshi tha se bojkotimi i mazhorancës është i pafalshëm.

“Dënoj me forcë bojkotin e mazhorancës, largimin e ministres së thirrur për të dhënë llogari për një krim të tillë. Narkokryetari i Bashkisë nuk mund të dhunojë opozitën dhe dështoi për ta bere këtë”

 , tha Vokshi.

/tvklan.al