Debati për teatrin, Veliaj: Do të bëhet i ri, më 30 Qershor referendumi

Debati për teatrin, Veliaj: Do të bëhet i ri, më 30 Qershor referendumi

21:49 28/03/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ripërsëritur vendosmërinë për të ndërtuar teatrin e ri dhe për të shembur atë ekzistues.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Veliaj theksoi se ditët në vijim pritet që të dalë një vendim i Këshillit të Ministrave.

“Javën tjetër do të kemi një VKM që krijon një komision që kryetari i Bashkisë drejton garën për teatrin. Do të lihet gara për 40 ditë, më pas apelimi ka kohë 30 ditë dhe pastaj do të ndërtohet teatri. Ne reflektuam, edhe pse kishim shumicën. Unë nuk flas për prishje, do të ndërtohet teatri i ri. Ky teatër u bë ambient provizor për shtatë vite, që ishte kinema për ushtarët e kazermës, nuk do të jetë më. Me atë kapacitet, nuk na vlen sot. Së pari, të pyesësh artistët ndërrohen në korridor. Projekti është i papërfunduar. Ky teatër nuk do të jetë më, do të kemi një teatër të ri modern për 100 vitet e ardhshme. Nuk ka asnjë vlerë që mund të riparohet. Sot shumica e veprave në teatër kanë nevojë për një skenë fundore, kanë nevojë të kenë shumë ambiente. Ne do të kemi një teatër të ri”.

I pyetur edhe për zërat kundër prishjes së teatrit, gazetari Blendi Fevziu e pyeti kryebashkiakun përse nuk organizon referendum ku qytetarët të votojnë nëse janë pro apo kundër prishjes së godinës ekzistuese.

Në këtë aspekt, kryebashkiaku Veliaj u përgjigj se referendumi më i mirë për këtë janë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

“Referendumin e kemi në 30 Qershor. Në 30 Qershor ne kemi një referendum për të gjitha”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT