Nga 10800 shtetas të huaj të kthyer, 1006 ishin shtetas shqiptarë

Nga 10800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1006 ishin shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në Shqipëri. Gati një e katërta e të gjitha dëbimeve të bëra vitin e kaluar kanë pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor.

Pjesë e dëbimeve janë të miturit të cilët përbënin ¼ ose 234,  ndërsa në Maqedoninë e Veriut, më shumë se një të tretën pra rreth 145 dhe nga Kosova 300, në Bosnje-Hercegovinë 169 e në Mal të Zi 109. 
Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania. Shkaku kryesor i refuzimit të shtetasve shqiptarë në kufi ka qenë mungesa e vizës ose lejes së qëndrimit.

Organizatat në mbrojtje të refugjatëve kanë kritikuar kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të virusit. E majta në Gjermani kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në kohë korone. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore, Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air. 

Shumë deputetë në Bundestag kanë kërkuar ndryshimin e ligjit për azilkërkuesit e refuzuar. Gjysma e dëbimeve vlerësohen si në kundravajtje me ligjet.

Klan News