Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Meta: Mbështes reagimin e Ministrisë së Jashtme



Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Meta: Mbështes reagimin e Ministrisë së Jashtme

19:38 21/12/2018

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për dëbimin e ambasadorit të Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia dhe një tjetër diplomat iranian. Kreu i shtetit thotë se mbështet tërësisht reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Deklarata u bë nga Pogradeci, ku Meta ishte në kuadër të një aktiviteti.

“Për këtë çështje jam tërësisht mbështetës ndaj reagimit të ministrisë sonë”.

Gjithashtu kreu i shtetit i pyetur nga gazetarët lidhur me Reformën Zgjedhore, tha: 

Jemi të vonuar për Reformën Zgjedhore dhe apeloj për të arritur sa më shpejt një marrëveshje. Inkurajoj përgjegjshmërinë maksimale dhe shpresoj që interesat e politikes nuk do cënojnë interesat e vendit”.

/tvklan.al

 







Të ngjashme