Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqipëria shpalli sot tre qytetar islamik, persona të padëshirueshëm. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Rendit, e cila dje ka përzënë jashtë vendit ndërmjet Rinasit arabët së bashku me familjet e tyre për të mos u rikthyer më në Shqipëri.

Ky veprim bëhet në zbatim të ligjit për migracionin për hyrjen qëndrimin dhe qarkullimin e të huajve në territorin e republikës, ministri i Rendit Poçi urdhëron që 3 shtetasit islamik pas daljes nga burgu një javë më parë të dëbohen nga Shqipëria me motivacionin shkelës të ligjeve të shtetasve shqiptar.

Fotot e tyre janë të fiksuara në kompjuterat e pikave doganore me pranga dhe vendimin e burgut në dorë. Ka qenë mesi i Shkurtit kur janë arrestuar si anëtar të klubit rinor islamik. Në banesën e tyre në Selitë janë gjetur armë pa leje, automatik, fishekë dhe dokumente e nënshtetësishqiptare të fallsifikuara. Përveç këtyre në Gushtin e vitit që shkoi katër qytetarë të tjerë janë përzënë si të padëshiruar.

Njëri prej tyre i quajtur Al Nagar, shef i propogandës së grupit terrorist isamik Xhihad është dënuar me vdekje. Ky veprim i Shqipërisë sipas xhihadit shërbeu si shkak i vendosjes së bombave në ambasadën amerikane në Kenia dhe Tanzani dhe menjëherë pas saj mbyllet dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti