Reshjet e borës pushuan pas mesnate në qytetin e Dibrës, por në zonat e thella kanë nisur problemet. Në qytet trashësia e borës është 10 centimetra, kurse në rrethina ajo ka arritur 30 centimetra.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe lëvizja e mjeteve dhe e kalimtarëve është bërë e vështirë. Zona e Lurës është thuajse e izoluar, ashtu sikur edhe disa fshatra të Selishtës.

Aksi Peshkopi-Tiranë është i qarkullueshëm dhe është hedhur kripë, por Peshkopi-Kala e Dodës lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë pasi trashësia e borës ka arritur 30 centimetra.

Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se probleme ka edhe në Kukës, Tropojë, Fushë Arrëz dhe Korçë ku ka prezencë bore në zonat e thella, por akset kryesore janë të qarkullueshme.

Sinoptikanët thonë se situata do të vijojë drejt përmirësimit, përveç të premtes ku do të rikthehen reshjet. Parashikohet që deri në fund të vitit moti  të jetë i qëndrueshëm.

Tv Klan