Reshjet e dëborës që ranë gjatë natës, kanë mbuluar edhe qytetin bregdetar

Temperaturat shumë të ulëta dhe reshjet e pandërprera gjatë natës, kanë bërë që edhe qyteti i Durrësit të mbulohet nga dëbora. Pamjet tregojnë qytetin e Durrësit të zbardhur, me trashësi të dëborës që ka arritur deri në 15cm në disa zona të caktuara.

Reshjet e mëdha të borës kanë sjellë probleme në portin e Durrësit, duke bërë që të ndalohet lundrimi në det të hapur për tragete dhe anije tregtare. Ndalesë ka pasur edhe për sektorin e peshkimit, ku është ndaluar dalja në det, deri në një njoftim të ardhshëm nga ana e Kapitenerisë së qytetit.

Dëbora në Durrës është një fenomen që nuk ndodh shpesh, prandaj përkundër vështirësive për lëvizje të qytetarëve, ata, përgjithësisht i janë gëzuar kësaj gjendjeje.

Klan News