Policia e Shtetit u bën apel shoferëve për kujdes gjatë lëvizjes në Rrugën e Kombit apo në disa akse të tjera malore të vendit. Përmes një njoftimi zyrtar, u kërkon të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore prej reshjeve të dëborës.

Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.Firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora , për shpërndarjen e kripës . Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë”, thotë Policia.

/tvklan.al