Veriu i Shqipëri është mbuluar nga dëbora, por qarkullimi vazhdon normalisht. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në të gjitha asket kombëtare qarkullimi vijon pa probleme.

Sipas ARRSH, në rajonin Verior kryesisht në qarkun Kukës dhe pjesërisht në Dibër ka pasur reshje dëbore gjatë natës.

“Në segmentin Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ka pasur reshje dëbore, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës. Në segmentin Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje të dobëta dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht, theksohen në deklaratë.

Po ashtu bëhet me dije se qarkullimi vazhdon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset./tvklan.al