Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar  probleme të shumta në rrjetin e energjisë elektrike, kryesisht në zonën e dëborës. OSHEE në një njoftim për mediat bën me dije se pavarësisht masave, koha e keqe pengon stafet tona të reagojnë më shpejtë për normalizimin e situatës.

Problematika shfaqen kryesisht në zona të thella rurale, ku gjatësia e rrjetit arrin deri 60 km, sidomos në veri të vendit.  Dëbora është bërë pengesë për kalimin e bazës materiale, pasi rrjeti elektrik kalon në terrene të vështira, si në Valbonë, Lekbibaj, Lëpushë, Kelmend, etj”, sqaron OSHE.

Më tej sqarohet se dëmet janë kryesisht te përcjellësit, izolatorët dhe shtyllat në zonat malore.

Petraq Lika, administrator i OSSH, tha për mediat se,“Nga brigadat e terrenit po punohet me intesitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura. Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale, ku kryesisht janë linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në zgjidhjen e problemit për shkak të terrenit të vështirë”. Afro 90% e defekteve janë në zona rurale, ku 70% janë në zona rurale të thella

Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Shkodra, Kukësi, Vlora, Burreli dhe Bajram Curri./tvklan.al