Një stuhi dëborë goditi papritur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar të paktën 8 viktima e dhjetëra të lënduar. Si pasojë e dëborës, dhjetëra aksidente rrugore u regjistruan në Nju Jork. Me mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike në Uashington DC, Nju Jork dhe Boston. Në total 16 shtete amerikane janë në emergjencë prej dëborës.

Situatë e ngjashme edhe në akset kryesore rrugore, me rreshta kilometrikë makinash. Në një urë në Nju Jork, disa prej udhëtarëve zbritën nga autobusi dhe vijuan rrugën në këmbë. Rreth 2 mijë fluturime u anuluan ndërsa mbi 7500 të tjera shtynë me disa orë duke paralizuar plotësisht lëvizjen e qytetarëve.

E ashtuquajtura “Stuhia e bardhë” i kapi të papërgatitur amerikanët, në mesin e Nëntorit. Dukuri të tilla zakonisht regjistrohen në fundvitit, ose në muajt e parë të vitit.

Tv Klan