Dëborë me intensitet të lartë në aksin Bogë-Theth, 2 borëpastruese në rrugë


Dëborë me intensitet të lartë në aksin Bogë-Theth, 2 borëpastruese në rrugë

09:56 12/02/2024

Në zonat malore të veriut nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve pasi rrugët janë të kriposuara dhe të pastruara nga dëbora.

Si pasojë e motit të përkeqësuar gjatë fundjavës ka pasur rënie gurësh dhe intertesh, që janë pastruar nga mjetet dhe punonjësit që mbeten në gatishmëri për çdo problematikë që mund të shfaqet.

Në aksin Bogë-Theth, dëbora vazhdon me intensitet të lartë dhe po punohet me dy borëpastruese për të mbajtur hapur aksin për qarkullimin e mjeteve.

Në akset Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh ka reshje shiu, ndërsa në lartësitë mbi 900 metra ka prezencë të reshjeve të dëborës./tvklan.al









Të ngjashme