Reshjet e borës janë rikthyer sërish në Dibër e Bulqizë. Që nga mbrëmja e djeshme ka pasur reshje të dobëta dëbore.

Në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës bora ka zbardhur çatitë, ndërsa në lartësinë e bjeshkëve trashësia varion deri në 20 centimetra borë.

Temperaturat nuk kanë zbritur në vlera minimale, për pasojë nuk ka pasur dëme në pemëtari. Sa i përket situatës rrugore nuk janë shfaqur probleme. Në Qafën e Murrizit ka reshje bore, por në asfalt nuk ka mbajtur.

Klan News