Cikalleshi: Nuk i trembemi Polonisë, Asani: E ëndrroja ftesën në Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare ka nisur përgatitjet për duelin e parë kualifikues të Euro 2024 kundër Polonisë. Një kundërshtarë tepër i fortë në letër, por që lojtarët kuqezi nuk i tremben aspak. Sulmuesi Sokol Cikalleshi pritet të jetë lideri i kësaj skuadre, ndikuar kjo edhe nga eksperienca dhe prezenca e gjatë e tij si kuqezi.

“E thashë që është ndeshja më e vështirë e këtij edicioni, e fillojmë atje në Varshavë. Mund të jetë një ndeshje që mund të na japë shtysën për kualifikimin deri në fund. Sigurisht që opsioni i parë është për ta fituar ndeshjen, por duke qenë se është kundërshtar që e kemi direkt për vendin e parë dhe si plan b mund të jetë dhe barazimi.”

Futbollisti me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Jasir Asani shpreson që të marrë minuta ndaj polakëve, teksa pranon se golat nuk i ka shpenzuar te klubi ku aktivizohet në Korenë e Jugut.

“Ftesën e kam pritur gjithmonë sepse jam shqiptar dhe normal dëshira ime ka qenë të luaj për Kombëtaren Shqipëtare. E kam pranuar me shumë dëshirë, pas ftesës dhe familja ime ka qenë shumë e lumtur, do jap maksimumin!”

Përballja e 27 Marsit në Varshavë mes Polonisë dhe Shqipërisë do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin kombëtar “KLAN”.

Klan News