Trajneri Thomas Tuchel do të bëjë debutimin e tij në stolin e Anglisë ndaj Shqipërisë të Premten, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit.
Në konferencën për shtyp, tekniku gjerman nuk i kurseu “shigjetimet” për paraardhësin e tij, Gareth Southgate.
Tuchel deklaroi se me të, Anglia kishte frikë dhe lojtarët nuk luanin në rolet e tyre.
“Në Europianin e fundit me Gareth Southgate, Anglia nuk kishte një mënyrë specifike loje. I mungonte identiteti, rolet e lojtarëve dhe synimet e qarta. Gjithashtu mungonte lirshmëria për lojtarët. Nuk mund të shpreheshin, s’kishte uri dhe motivim. Sipas asaj që pashë unë, ishte një ekip që kishte më shumë frikë nga eliminimi sesa etje për ta fituar atë”, deklaroi Tuchel.
Ndeshja Angli-Shqipëri do të luhet në “Wembley” dhe transmetohet ekzskluzivisht në TV Klan.
/tvklan.al