Tayna është kthyer në një nga reperet më të dashura për publikun shqiptar dhe një nga më të suksesshmet. Çdo projekt i saj kthehet në hit dhe klikimet që ajo merr tek këngët e saj janë marramendëse.

Së fundmi Tayna ka vendosur të kalojë disa ditë pushim në Turqi, nga ku ka marrë dhe surprizën më të bukur të jetës së saj. Përmes një video në rrjetet sociale ajo tregon se mikesha e saj i ka dedikuar një shkrim mjaft domethënës në urën e Bosforti.

Në video shihet Tayna mbi një anije ndërkohë që lexon shkrimin tek ura.

“Sinonim i femrave rebele, guximi për çmenduri, Tayna”, ishte dedikimi që shoqja i kishte bërë.

Ndërsa Tayna në mbishkrimin e videos falënderon shoqen dhe shprehet se e do shumë: Të dua shumë tërë jetën! Suprizë më të mirë se kaq, kurrë nuk kam marrë” . /tvklan.al